Rriten tensionet, Ukraina ndalon hyrjen e burrave rusë
Ukraina nuk do të lejojë burrat rusë mes moshës 16 – 60 vjet që të hyjnë brenda kufijve të saj.

Kjo vjen vjen pas konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, ku forcat ruse hapën zjarr ndaj tre anijeve ukrainase, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas Petro Poroshencko ka thënë se vendimi për t’ua ndaluar hyrjen burrave rusë në Ukrainë është marrë në mënyrë që të parandalojnë formimin e “ushtrive private” që ta luftojnë shtetin e tyre.

Përjashtime do të ketë vetëm për “rastet humanitare” të atilla si udhëtimet për të qenë pjesë e ceremonive mortore.


Shtuar më 30/11/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori