Rriten tensionet mes Koreve
Situata mes dy Koreve sa vjen edhe përkeqësohet më shumë. Në zonën e përbashkët industriale të tyre, diku në veri të kufirit, Koreja e Veriut ka ndaluar hyrjen e punëtorëve të Koresë së Jugut. Ky është një sinjal që vë në rrezik bashkëpunimin mes tyre.

Pheniani lejoi sot herët koreanojugorët të largohen nga kompleksi industrial Kaesong, pavarësisht asaj që duket të jetë një vonesë e shkurtër në lejimin e kthimit të rreth 450 punëtorëve.

Korea e Jugut thotë se siguria e punëtorëve të saj është përparësia kryesore, dhe i bëri thirrje Koresë së Veriut që të normalizojë menjëherë trafikun kufitar.

Zona Industriale, e cila u hap në vitin 2004, ka përjetuar herë pas here probleme në hyrje-dalje. Por ky rast duket të jetë kërcënimi më serioz deri tani në këtë qendër, e cila ofron çdo vit rreth 2 miliardë dollarë në tregti për veriun e varfëruar, shkruan AS.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë veten dhe aleatin e tyre, Korenë e Jugut, kundër kërcënimeve ushtarake nga Korea e Veriut, dhe shtoi se Uashingtoni nuk do ta pranojë Korenë e Veriut si shtet bërthamor. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori