Rrëfen Papa Françesku: Kur isha i vogël doja të bëhesha kasap
Papa Françesku, teksa ka mbajtur një takim me disa fëmijë adoleshentë gjatë vizitës në famullinë romake të Shën Marisë Jozefa, zbuloi disa sekrete të tij të fëmijërsë.

Ëndrra fëmijërore e Papës Françesku ishte të bëhej kasap, ndërsa ndër çastet më të vështira të jetës, ishte kur i hoqën një pjesë të mushkërisë në moshën 20 vjeçare.

"Për mua jeta nuk ka qenë aq e lehtë", ka rrëfyer Papa.

Ai është pyetur nga fëmijët se çfarë ka dashur Papa të bëhej kur ka qenë i vogël. "Dëshiroja të bëhesha kasap sepse më pëlqente shumë kasapi, kur punonte në treg", tregon Papa. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori