Tre ushtarë të Gardës
Kombëtare të
Idahos në ShBA vdiqën të martën në mbrëmje pas një
aksidenti me helikopter.
Zyrtarët njoftuan të mërkurën se helikopteri i rrëzuar ishte i tipit “Black Hawk”, shkruan Fox News.
Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes gjatë një fluturimi trajnues afër Boises. Emrat e viktimave ende nuk janë publikuar, sepse po pritet njoftimi i personave të afërm.
“Kjo është një humbje e jashtëzakonshme për Gardën
Kombëtare të
Idahos dhe komunitetin tonë”, tha përmes një deklarate gjeneral major Michael Garshak.
Shtuar më 03/02/2021,
ora 15:59