Rrëzohet një avion ushtarak, humbin jetën 42 ushtarë të KFOR-it
Albeu.com
Në fatkeqësinë e avionit ushtarak sllovak në Hungari kanë humbur jetën 42 ushtarë të KFOR-it sllovak, të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Avioni ushtarak i tipit Antonov u rrëzua në një zonë malore në veri të Hungarisë pranë kufirit sllovak dhe pas orës 20:00 të mbrëmjes.Kështu ka deklaruar sit ne mëngjes zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, Tibor Dobson.

Në bordin e avionit ushtarak An-24 gjendeshin 43 udhëtarë, njëri prej të cilëve e ka mbijetuar fatkeqësinë.Aeroplani që po barte ushtarë ishte nisur dje pasdite nga Prishtina për në Sllovaki.
Kuvendi i Kosovës gjatës seancës së sotme, mbajti minutë heshtje në nderim të viktimave, që ishin në shërbim të sigurisë dhe paqes në vendin tonë.
Shtuar më 20/01/2006, ora 14:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori