Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Ukrainë
Pëlqej
Ushtria ukrainase ka njoftuar se rebelët rusë kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak.

Zëdhënësi i ushtrisë, Vladislav Seleznyov tha se aeroplani është rrëzuar rreth 40 km në verilindje të Donjeckut, zona kryesore që kontrollohet nga rebelët.

Ai shtoi se piloti ka arritur të dalë nga aeroplani i goditur.

Ushtria ukrainase ka humbur disa aeroplanë gjatë luftimeve katër mujore me rebelët e përkrahur nga Moska./albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori