Rrëzohet një aeroplan luftarak rus, vdes piloti
Një aeroplan luftarak rus i tipit Su-25 gjatë ditës së sotme është rrëzuar në Rusi, dhe si pasojë ka humbur jetën piloti.

Aeroplani u rrëzua në një zonë të pabanuar në rajon Stavropol, transmeton Telegrafi.

Aeroplani është rrëzuar gjatë një fluturimi testues në afërsi të aeroportit ushtarak Budenovsk”, shkruan njoftimi dërguar Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë në një deklaratë të lëshuar për media, thuhet se në aeroplani nuk ka pasur municioni dhe se është rrëzuar në një zonë të papopulluar. /Albeu.com/
Shtuar më 29/02/2016, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori