Rrëzohet në oqean super avioni, kushton 90 milion dollar
Një avion luftarak japonez F-35A u përplas në Oqeanin Paqësor pasi u zhduk nga radarët gjatë një fluturimi stërvitor më 9 Prill. Disa mbetje të avionit janë gjetur në oqean.

Sipas Forcës Ajrore të Japonisë, avioni ishte përdorur prej më pak se 1 viti, dhe u rrëzua 28 minuta pasi ishte ngritur në fluturim nga baza ajrore.

Në momentin para se aeroplani të rrëzohej, zbriti me një shpejtësi prej 1100 km/h, thonë zyrtarët japonezë. Sipas tyre, piloti nuk dha asnjë shenjë për ndonjë defekt të mundshëm dhe as nuk tërhoqi levën për të dalë nga kabina e avionit.

Piloti kishte vetëm 60 orë fluturimi në total me aeroplanin F-35A.

Sipas autoriteteve kompetente, besohet se shkak i aksidentit ajror të ketë qenë humbja e vetëdijes së pilotit, pra të ketë pësuar marramendje.

Ministri japonez i Mbrojtjes tha në një konferencë për shtyp se çdo pilot e humbet vetëdijen gjatë fluturimit, pavarësisht eksperiencës që kanë.
Shtuar më 10/06/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori