Katër persona kanë humbur jetën pasi
helikopteri transportues me të cilin po udhëtonin është rrëzuar në Afganistanin jugor. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësi guvernatori i provincës Zabul Mohamed Jan
Rasoljar i cili raportoi se rrëzimi i helikopterit ka ardhur si pasojë i
motit të keq.
“Gjatë një fluturimi nga baza e qarkut të Shinkait,
helikopteri u rrëzua si pasojë e
motit të keq dhe problemeve teknike. Të katër personat kanë vdekur, përfshirë dy anëtarët e ekuipazhit”, tha
Rasoljar. Viktimat, tre meshkuj dhe një femër ishin nga Taxhikistani dhe punonin për një kompani logjistike e kontraktuar nga NATO-ja. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2012,
ora 14:51