Një tragjedi ka ndodhur në
Egjipt ku 8 ushtarakë, pjesë e një misioni paqeruajtës, 6 prej të cilëve amerikanë, humbën
jetën pas rrëzimit të
helikopterit me të cilin udhëtonin në jug të gadishullit Sinai.
Sipas njoftimit, nga ngjarja ka shpëtuar një tjetër ushtarak amerikan, i cili u dërgua me urgjencë në Sharm el-Sheikh.
Forcat e koalicionit, të cilat fillimisht raportuan për vdekjen e të gjithë pjesëtarëve të bordit, bëjnë me dije se nuk ka të dhëna për ndonjë sulm ndaj
helikopterit, megjithatë një hetim ka nisur.
Paqeruajtësit MFO prej vitesh qëndrojnë në këtë zonë dhe vëzhgojnë paqen e arritur mes Egjiptit dhe Izraelit.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 17:55