Rrëzohet helikopteri i OKB-së, humbin jetën tre rusë në Sudan
Pëlqej
Tre anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri transportues të Kombeve të Bashkuara gjeten vdekjen pasi helikopteri u rrëzua në Sudanin Jugor. Këtë e ka konfirmuar Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

"Misioni i OKB-së në Sudanin Jugor, mund të konfirmojë se tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit të kontraktuar nga ana e Kombeve të Bashkuara, kanë vdekur, pasi është rrëzuar. Një pjesëtar i ekuipazhit që ka shpëtuar, është trajtuar nga pjesëtarët e Mjekëve pa Kufij në vendin Bantiu", tha Stephane Dujarric.

Ambasada e Rusisë në Sudan ka konfirmuar se të katër anëtarët e ekuipazhit ishin rusë.
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori