Barcelona e “ngopur” me sulmues, Depay mund të rikthehet në Premier League

Manchester United është duke punuar intesivisht për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, por si duket holandezi nuk është i vetmi lojtar nga Barcelona që mund të transferohet në “Old Trafford”.

Sipas “Daily Express”, “Djajtë e Kuq” janë gjithashtu të intersuar për të nënshkruar me sulmuesin Memphis Depay, një ish-i kësaj skuadre, për të përforcuar linjës sulmuese me Ronaldon që duket se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.

Ten Hag po interesohet për një sulmues të gjithëanshëm dhe Depay e plotëson këtë profil./albeu.com