Rrëzohet avioni ushtarak, vdes piloti
Pëlqej
Një avion ushtarak i forcave ajrore të Polonisë është rrëzuar pak orë më parë në qytetin e Paslekut, në veri të vendit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se piloti ka mundur të hidhet me parashute prej avionit që po rrëzohej, por nuk ka mbijetuar prej plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital, raporton Albeu.com.

Avioni i rrëzuar është një Mig-29, i mbetur që prej periudhës kur Polonia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Aktualisht, Polonia është pjesë e NATO-s dhe po investon për rinovimin e flotës ajrore me prodhime të perëndimit. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori