Rrëzohet avioni në Filipine, vdesin të gjithë pjesëtarët e bordit
FILIPINE- Një avion u rrëzuaFilipine, ku mbetën të vdekur të nëntë personatbord. Sipas mediave të huaja, avioni u rrëzua në një zonë turistike dhe shpërtheu në flakë dhe nga përplasja e tij u plagosën dy persona që gjendeshin në tokë.

Eric Apolonio, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Filipineve, tha se aeroplani ishte në një fluturim evakuimi mjekësor nga qyteti jugor Dipolog në provincën Zamboanga del Norte dhe u zhduk nga radari për arsye të panjohura pasi fluturoi mbi Laguna. Avioni ishte menduar të ulej në Manila.

Personatbord ishin dy pilotë, dy infermierë, një mjek, një pacient, gruaja e pacientit dhe dy persona të tjerë, raportoi policia për mediat e huaja.

Zjarrfikësit dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e duhur.
Shtuar më 01/09/2019, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori