Rrëzohet avioni armen, dalin fotot: Reagon Turqia (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, Armenia deklaroi se një avion Su-25 i forcave ajrore ishte rrëzuar prej avionëve turq që operojnë sipas tyre në territorin e Azebajxhanit, shkruan albeu.com.

Avionë F-16 të Turqisë, të ngritur nga baza Ganja në Azerbajxhan në orën 10:30 rrëzuan një avion Su-25 tonin duke e qëlluar në brendësiterritorit tonë. Piloti vdiq si hero“, u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan.

Deklarata u mohua nga autoritetet turke dhe azere duke thënë se bëhet fjalë për një "fake neës", ndërsa sot autoritetet armene kanë publikuar pamjet e një avioni të rrëzuar në brendësiterritorit të tyre.

Pretendimi se Turqia rrëzoi një avion luftarak armen është absolutisht i pavërtetë. Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj në vend që të përdorë mashtrime të tilla propagandistike,” tha ministri i Informacionit të Turqisë, Fahrettin Altun gjatë një komunikimi për median.

Sipas burimeve zyrtare armene, avioni u qëllua teksa ishte në brendësiterritorit të Armenisë nga një F-16 turk që fluturonte në territorin e Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani janë në një përballje frontale ushtarake prej disa ditësh, nga e cila raportohet të kenë vdekur një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /albeu.com
Shtuar më 30/09/2020, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori