Berisha hap fushatën në Kukës: Opozitarë, të hidhemi në betejë!

Sali Berisha ka hapur fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, duke prezantuar kandidatin Emri Vata. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozitaret u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit opozitar Emri Vata, Berisha theksoi se kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia dhe qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro.

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kryetari i PD-së Sali Berisha ka theksuar se regjimi i Edi Ramës ka shkelmuar liritë tona. Berisha theksoi se shqiptarët aktualisht jetojnë në një pushtim.

Teksa theksoi se opozitarët nuk ja prekin votën kujt, Berisha theksoi se, ata që na kanë prekur votën këto 10 vite duhet të përgjigjen para shqiptarëve.

Në fund, Berisha u ka bërë thirrje të gjithë opozitarëve kudo që janë që të hidhen në betejë për lirinë e tyre, që Edi Ramës ti dridhet toka nën këmbë.


Shtuar 11.09.2023 19:44