Rrëzimi i dytë brenda disa muajsh, kush është avioni i Boeing që po rrezikon udhëtarët
Disa kompani të fluturimeve e kanë hequr nga përdorimi aeroplanin e tipit “Boeing 737 Max 8” pas aksidentit që ndodhi në Etiopi, ku humbën jetën 157 persona. Ky është aksidenti i dytë ajror brenda gjashtë muajve dhe në të dyja rastet janë rrëzuar aeroplanët e modelit të njëjtë.

Autoritetet e aviacionit në Kinë dhe Indonezi i kanë anuluar fluturimet që bëhen me këtë model të aeroplanit. Përpos tyre, edhe kompanitë “Ethiopian Airlines” dhe “Cayman Airways” e kanë hequr nga përdorimi aeroplaninBoeing 737 Max 8”.

Ndonëse ekspertët thonë se është ende herët që të përcaktohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit, një aeroplan i modelit të njëjtë, i cili ishte në pronësi të kompanisë “Lion Air”, u rrëzua në tetor të vitit të kaluar. Ky aeroplan ishte nisur nga Indonezia dhe ishte rrëzuar në ujërat e këtij shteti. Në atë aksident kishin vdekur 189 njerëz.

“Duke pasur parasysh se në të dyja aksidentet janë përfshirë aeroplanët e tipit Boeing 737 Max 8 dhe të dyja aksidentet kanë ndodhur në fazën fillestare të fluturimit, këtu ekziston një masë e ngjashmërive”, thuhet në deklaratën e Administratës Kineze të Aviacionit Civil.


Shtuar më 11/03/2019, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori