Ermal Meta rrëfehet për median italiane: Kisha familje të tmerrshme

Ermal Meta prej disa vitesh po shijon majat e suksesit në Itali. Ai ka dhënë një intervistë për “Radio Italia” dhe “Corriere della Sera”, ku ka folur për këngën e tij më të re por edhe për jetën private.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen nga intervista e tij ka qenë deklarata ku është shprehur se ka pasur një familje të tmerrshme tradicionale duke shtuar se babai i tij nuk ishte një njeri i mirë.

“Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, është shprehur Meta.

Në shtator, ai mbajti një koncert në stadiumin e Tiranës dhe është pyetur se çfarë efekti ka vendi i tij i lindjes duke u kthyer pas në të shkuarën.

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kështu tha edhe gjyshja ime, burrin e morën kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo ishte 24. Para se të vija në Itali, as nuk e dija se çfarë do të thoshte të shikoje jashtë. Mendoja për Italinë dhe mendoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”.

I pyetur nëse është i lumtur, Ermali ka thënë se nuk është i lumtur me ato që ka, por me atë që ai është.


Shtuar 24.11.2021 16:08