Rrezikohet paqja në Ballkan
Borut Pahor
Kundërshtimet e pazgjidhura në rajon, ndër të cilët edhe kundërshtimi emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të rrezikojnë paqenBallkan. Kjo është theksuar nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor në një intervistë për agjencinë e lajmeve France Press.

“Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.

“Atë paqe shumë lehtë mund të mos e kemi”, nënvizoi Pahor, i cili paralajmëroi se vlerësimet dhe shqetësimet e tij do t`ia komunikojë presidentit francez Nikolas Sarkozy, gjatë qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Francë. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori