Rrezikohen një milionë libanë
Organizata e KombeveBashkuara lajmëroi sot se deri në një milion libianë mund të kenë nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare, ndërsa avionët qeveritarë bombarduan objektiva për të katërtën ditë me radhë.
Ndërsa luftimet janë përshkallëzuar në javën e tyre të tretë, veçanërisht shqetësuese është gjendja në qytetin e Misratës, ende nën kontrollin e rebelëve.

Të 300 mijë banorët e tij kanë mbetur të rrethuar nga forcat qeveritare, të cilat kanë bllokuar hyrjen në qytet të furnizimeve me ushqime e medikamente, ndërsa uji i pijshëm dhe energjia elektrike janë ndërprerë.

Në raportin e Organizatës së KombeveBashkuara lajmërohet gjithashtu se 200 mijë persona janë shpërngulur nga banesat e tyre apo janë arratisur jashtë vendit, si pasojë e dhunës. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori