Rreth dy mijë protestues u mblodhën sot në mesditë në
Kiev, rreth një barrikade të lartë tre metër, duke bllokuar trafikun në pjesën qendrore të kryeqytetit të Ukrainës.
Protestuesit u shpërndanë qetësisht dhe raportohet për incidente gjatë marshimit.
Protestuesit anti-qeveritarë, përfshirë edhe pjesëtarët e forcës së tyre për vetëmbrojtje, qëndruan në majën e barrikadës së lartë rreth tre metër. Dy orë pas grumbullimit gjendja e tensionuar, përfundoi.
Kjo situatë e përsëritur thekson tensionet në
Kiev, ndërkohë që protestat kanë hyrë në muajin e tretë të protestave të pandalshme.
Deri tani as nga grupet opozitare dhe as nga
qeveria e Ulrainës nuk ka bërë lëshime pavarësisht trysnisë së madhe.
Protestat në Ukrainë kanë filluar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi
qeveria nuk firmosi marrëveshjen për afrim me Bashkimin
Evropian, por krijoi lidhje edhe më të afërta me Rusinë. Kjo situatë i ka revoltuar akoma më tepër
protestuesit që janë pro
evropian. Bashkimi
Evropian është akuzuar nga Rusia se po ndërhyn në punët e brendshme të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 14:15