Rreth 1 mijë e 500 të evakuuar pas një zjarri në Spanjë
Një zjarr ka përfshirë parkun natyrorw të Donanas në jug të Spanjës.

"Zjarri, që u njoftua dje në mbrëmje në komunën e Moguerit (jugperëndim) arriti limitet në parkun natyror të Donanas, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO", deklaroi për televizionin publik, zëvendësi për Mjedisin i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Jose Fiscal.

Sipas tij, si pasojë e zjarrit u evakuuan më shumë se 1 mijë 500 persona, veçanërisht nga një kamping i këtij rajoni turistik.

Shërbimet e urgjencës theksuan se kishin ri strehuar 750 persona duke shtuar se shumë të tjerë ishin zhvendosur.

"Faktori njerëzor nuk përjashtohet në shpërthimin e zjarrit", theksoi drejtuesja e rajonit, Susana Diaz. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori