Rreshqitja e dheut ne Itali, tmerruese (VIDEO)
Albeu.com
Nga qyteti jugor italian Maireto, kanë ardhur xhirime sensacionale të rrëshqitjes së dheut, që është shkaktuar nga shirat e rrufeshëm. Policia evakuoi disa qindra njerëz të rrezikuar.Situatë e ngjashme është edhe në disa vende tjera të Italisë Jugore, kurse më kritike është në Sicili.

Afër 200 banorë të fshatit San Fratello në Sicili, rrëzë malit në perëndim të Messinës, kanë mbetur pa shtëpi, kurse afër 1 000 të tjerë janë evakuuar, raportoi të martën mbrëma AFP.

Brenda vetëm dhjetëra sekondave i tërë fshati bashkë me disa metra shtrese dheu nën të kanë rrëshqitur nga bjeshka 400 metra për në luginë! Dëshmitarët tregojnë se si fshati thjesht u është zhdukur nga sytë!

Shirat e pandërprerë i kanë shkaktuar dje e pardje jugut të Italisë dhjetëra rrëshqitje dheu dhe kjo ka bërë që të shpallet aksident natyror.


Ja videoja:


Shtuar më 17/02/2010, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori