Rregullat e bashkimit familjar në Amerikë
Albeu.com
SHBA-ja mbetet një prej vendeve më tërheqëse në botë, si vend destinacioni. Sistemi imigrator amerikan ofron mbi 60 tipa vizash joimigratore (në kuptimin e vizave, që nuk lejojnë qëndrimin pa afat të caktuar kohor, apo të vazhdueshëm në SHBA).Mënyra se si aplikohet dhe llojet më të favorshme të pajisjes me viza për bashkëshortët.

Meqenëse kategoria e imigrimit në SHBA me motive familjare është një prej më të përdorurave, ajo përbën një nga më të rëndësishmet dhe më të kërkuarat.

Vizat me motive familjare

Për të ndihmuar një pjesëtar të familjes, qoftë bashkëshorten, të fejuarën, fëmijët, prindin, apo motrën dhe vëllain, procedurat janë tepër strikte dhe të mirëpërcaktuara. Së pari, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit SHBA (USCIS), që më parë quheshin Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit, duhet të japin miratimin e tyre për një kërkesë për vizë imigrimi (I-130) të parashtruar nga i interesuari. Shtetasi i SHBA-së e plotëson atë, në emër të të afërmit shqiptar. Kërkesa duhet të shoqërohet me prova të marrëdhënieve familjare dhe dokumente të tjera, kjo me qëllim që të nisë procesi i imigrimit me motive, apo bazuar në lidhjet familjare. Së dyti, Departamenti i Shtetit duhet të përcaktojë, nëse ende është i disponueshëm numri (kuota) imigrator për shtetasin shqiptar, sipas kategorisë së vizave, për të cilën parashtrohet kërkesa, kjo edhe kur ky person tashmë jeton në SHBA. Hapi i tretë në procesin e ribashkimit familjar, apo imigrimin me bazë familjare, nëse i afërmi shqiptar, tashmë ndodhet në SHBA është ai i paraqitjes së kërkesës për të ndryshuar statusin e tij në atë të rezidentit të vazhdueshëm, të ligjshëm, pasi të jetë i disponueshëm numri (kuota) e vizave përkatëse. Kjo është një prej mënyrave për të siguruar një numër të vizës imigratore. Statusi personal (që përgjithësisht njihet si AOS) mund të rregullohet duke paraqitur një formular I-485, së bashku me dokumentacionin tjetër të kërkuar, si rezultatet e vizitave mjekësore, certifikata të policisë (apo gjykatave) etj. I-485 shqyrtohen drejtpërdrejtë nga USCIS. Në këtë kohë, kërkuesit kryesorë, si ai që paraqet kërkesën, ashtu edhe përfituesi, duhet t‘i paraqesin këto kërkesa së bashku (I-130 + I-485 + dokumentacionin e kërkuar), në një prej zyrave vendore të USCIS dhe jo në atë rajonale.

Nëse ndodhesh jashtë SHBA-së, kur të jetë i disponueshëm numri i vizave, i afërmi shqiptar duhet të shkojë në konsullatën e SHBA-së për të përfunduar procesin. Kjo është mënyra tjetër e ndjekur për të paraqitur kërkesën për marrjen e një numri vize imigratore për imigrimin familjar në SHBA. Nëse i afërmi është sistemuar jashtë SHBA-së, dokumentet e tij shqyrtohen nga Qendra Kombëtare e Vizave - The National Visa Center (NVC), para se praktika e tij t‘i përcillet konsullatës së SHBA-së për përpunim të mëtejshëm. NVC-ja rishikon të gjithë dokumentacionin dhe përfundon procesin e kërkuar administrativ, p.sh. kontrolle të historisë së personit etj.

Vizat ////SHBA për bashkëshort/e
Shtetasit e SHBA-së kanë dy mënyra për të sjellë bashkëshortet e tyre shqiptare në SHBA (nëse nuk je i martuar, atëherë do të duhet të kërkosh vizë për të fejuarën). Çdo i interesuar mund të "sponsorizojë" vizën imigratore të bashkëshortit për të hyrë në SHBA. Nëse ndiqet kjo procedurë, bashkëshortja shqiptare do ta përfundojë procesin e marrjes së vizës, sa kohë që ndodhet jashtë SHBA-së; pastaj, me të arritur në këtë vend do të marrë statusin e rezidentit të vazhdueshëm. Aty duhet të paraqitet një kërkesë për të afërmin shqiptarë (for Alien Relative, Form I-130). Kjo, pasi USCIS, Qendra Kombëtare e Vizave dhe Ambasada e SHBA-së, përfundojnë të gjithë procesin e kërkuar administrativ, të bashkëshortes që do t‘i lëshohet një vizë imigratore, IR 1, ose CR1. Kjo vizë nënkupton "familjar shumë të afërt". Ajo e lejon bashkëshorten të imigrojë në SHBA. Viza CR1 Visa nënkupton "Rezidencë e kushtëzuar" dhe do të lëshohet, nëse martesa është lidhur për më pak se dy vjet. Kjo vizë është e kushtëzuar për një periudhë dyvjeçare. Mund të aplikohet edhe për marrjen e një vize K-3. Kjo është një vizë jo imigratore për në SHBA. Ky tip akordohet brenda pak muajsh. Ajo mund të përdoret edhe për të nisur procesin jashtë SHBA-së dhe për të udhëtuar në shtetet e saj për ta përfunduar atje procesin e imigrimit.

Në këtë rast, duhet pasur parasysh se kërkesa paraqitet në vendin ku është lidhur martesa. Nëse kjo martesë është lidhur në SHBA, bashkëshortja duhet të paraqesë kërkesë për vizë K3, përmes ambasadës së SHBA-së në vendin e qëndrimit. Për më tepër, kërkuesi duhet të paraqesë edhe formularin i-129 (të quajtur "kërkesë për të fejuarën e huaj") në emër të saj. Meqë K3 është një kategori relativisht e re, USCIS vazhdon të përdorë Formularin i-129F, që ende vazhdon të quhet "kërkesë për të fejuarën e huaj", në vend të "kërkesë për bashkëshorten e huaj". Pasi lëshohet viza, bashkëshortja mund të udhëtojë në SHBA.


Tab


Për të marrë një prej këtyre vizave duhen plotësuar kërkesat e mëposhtme:


Duhet të jesh i martuar ligjërisht. Thjesht, të jetosh së bashku nuk e kualifikon martesën për imigrim. Partnerët e pamartuar nuk janë të përzgjedhshëm për të sponsorizuar këto lloj vizash për në SHBA


Në shumicën e rasteve, të interesuarit duhet të kenë strehim në SHBA për të pasur mundësinë e paraqitjes së kërkesës


Në shumicën e rasteve, i interesuari duhet të ketë mbushur moshën 18-vjeçare, para se të nënshkruajë Garancinë e Mbështetjes- Affidavit of Support. Ky është një formular, që do të kërkohet më vonë gjatë procesit

Kushti
Nëse jeton jashtë SHBA-së


Nëse dëshiron të sjellësh bashkëshorten e huaj në SHBA, por aktualisht jeton jashtë SHBA-së, duhet që të paraqitet një kërkesë për vizë (formulari I-130), qoftë pranë Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigrimit SHBA (USCIS) vendore, apo drejtpërdrejtë pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Sigurisht që më parë duhet siguruar që ambasada e SHBA-së pranon kërkesa për viza imigratore. Pas miratimit të kërkesës për vizë, bashkëshortja do të marrë një paketë nga Qendra Kombëtare për Vizat, që ndodhet në Portsmauth, Nju Hempshir. Paketa ka udhëzime dhe informacione mbi dokumentacionin, që bashkëshortja duhet të paraqesë në intervistën për vizë imigratore jashtë (p.sh. pasaportë, dëshmi penale, apo të policisë, rezultatet e vizitave mjekësore etj.). Në paketë ka edhe disa dokumente, që kërkojnë të dhëna biografike, të domosdoshme për t‘u paraqitur dhe shkruar në formularë, nënshkruar dhe përcjellë ambasadës, apo konsullatës së SHBA-së në Shqipëri. Zakonisht, bashkëshortja intervistohet dhe i lëshohet vizë imigratore brenda gjashtë muajsh.

Nëse të dy bashkëshortët planifikojnë të qëndrojnë jashtë SHBA-së, pa kufizim kohor, nuk rekomandohet të paraqitet kërkesë për "Green Card-Leje e Rezidentit të Vazhdueshëm". Kjo e fundit do të anulohej në portin e hyrjes së SHBA-së, nëse të interesuarit kanë kaluar më shumë së gjashtë muaj jashtë këtij vendi. Punonjësi i imigrimit në portin e hyrjes ka detyrë të përcaktojë, nëse SHBA-ja do të bëhet shtëpia kryesore, pra është mirë të bëhet një përgatitje paraprake për një sërë pyetjesh. Gazeta Shqip
Shtuar më 12/08/2007, ora 11:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori