E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Rrëfimi shokues i ish-agjentit të CIA-s: Bob Marley-n e vrava unë
Një ish agjen i CIA-s pretendon se ka vrarë legjendën e muzikës, Bob Marley.

Bill Oxley thotë se Marley nuk vdiq si pasojë e kancerit në moshën 36-vjeçare, por u vra pikërisht nga ai.

Oxley tha se ka kërkuar vrasjen e Marley, midis 17 vrasjeve të tjera, për qeverinë amerikane midis viteve 1974 dhe 1985, në një kohë kur CIA ishte ‘ligj më vete’.

79-vjeçari, i cili ka punuar si agjent për 29 vite, u përdor shpesh si sulmues për objektivat që konsideroheshin “kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Oxley thotë: “Nuk kisha asnjë problem me procedimin për vrasjen e Bob Marley sepse isha patriot, besoja në CIA dhe nuk pyeta asnjëherë për motivin.

E kam kuptuar gjithmonë se ndonjëherë duhet të bëhen sakrifica për të mirën më të madhe.”

“I dhashë atij një palë Converse All Stars. Kur veshi konversat bërtiti ‘OUUUCH’. Kjo ishte. Jeta e tij mbaroi aty.

Konversat ishin mbushur me viruse dhe baktere të kancerit që i prekën lëkurën.

Ka pasur një seri vrasjesh të profilit të lartë në SHBA në fund të viteve ’60, në fillim të viteve ’70.

Kur erdhi koha e Bob Marley, menduam me finesë. Jo më plumba dhe tru të spërkatur”, vijon ai.

Oxley thotë se mbajti kontakte të ngushta me Marley gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Kjo, për t’u siguruar që këshillat mjekësore që kënëgëtari mori në Paris, Londër dhe Shtetet e Bashkuara, do të shpejtonin vdekjen e tij, pasi Marley vdiq 4 vjet pasi u diagnostikua me kancer.

“Herën e fundit të e pashë Bobin para se të vdiste, ishte dobësuar shumë. Ai ishte shumë i mbyllur, u tret para nesh. Kanceri kishte bërë punën”, thotë Oxley.

CIA ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Marley, por rrëfimi i Oxley përputhet me gjetjet e shkencëtarëve Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014.

Ata zbuluan se melanomat misterioze të acraleve, lloji i rrallë i kancerit të lëkurës që shkaktoi vdekjen e Marley, nuk u shkaktua nga dielli.

Edhe djali i Marley, Ziggy, në një intervistë në vitin 2013, ka lënë të nënkuptohet se i ati mund të jetë vrarë:

“Unë nuk e di se çfarë të besoj … ka shumë teori”, tha ai.

Ajo që nuk dihet, është arsyeja përse CIA do të donte të vriste Marley.

E vetmja arsye mund të gjendet tek disa këngë të Marley kundër CIA-s, pasi në fund të viteve 1970, Xhamajka u mbush me armë të lira, heroinë e kokainë, sundim të bandave të krimit, dhe sipas kryeministrit Maurice Bishop, këto ishin “përpjekjet e CIA-s për të shkatërruar ekonominë”.

Por, vështirë se CIA mund të urdhërojë vrasjen e dikujt, vetëm se i ka bërë këngë kundër.
Shtuar më 28/08/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori