Senatori amerikan, John McCain, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës, ka
rrëfyer një histori personale e cila ka ndodhur shumë viteve më parë.
Ai ka treguar se para 24 vitesh, gjatë një takimi me Nënë Terezën, ajo e kishte lutur atë dhe gruan e tij që t'i merrnin me vete në SHBA dy vajzat nga zonat e varfra ku vepronte Nënë Tereza.
Të dy vajzat ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.
Senatori republikan tregoi se i kishte marrë me vete në SHBA dy vajzat, ndërsa tashmë njërën nga to është vajza e tyre.
"Para 24 vitesh
gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t'i merrnim ose do të vdisnin.
Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. E falënderoj
Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të mirë dhe të bekuar", ka
rrëfyer McCain. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017,
ora 16:57