Gruevski bëhet biznesmen në Hungari, ka hapur firmë

Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, do të bëhet biznesmen, transmeton gazeta LAJM.

Sipas informacioneve që i ka publikuar “Dojçe Welle”, Gruevski ka regjistruar firmë.

Qendra e firmës do të jetë në qytezën e vogël Pecel. Sipas dokumenteve të publikuara në Qendrën për regjistrimin e firmave në Hungari, personi Nikolla Gruevski, i lindur më 31 gusht 1970 nga nëna Hadezhda Mijallkova, ka kërkuar dhe ka marrë pëlqim për të filluar biznes me firmën me qendër në Pecel.

Nga dokumentete siguruara nga “Dojçe Welle”, mund të lexohet se Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar e Gruevskit planifikon aktivitete të zgjëruara të biznesit, së paku në 10 sektore të ndryshme.


Shtuar 28.07.2021 17:14