Roja bregdetare greke shpëtoi 97 emigrantë
Roja Bregdetare e Greqisë deklaron se ka shpëtuar më se 90 emigrantë, në jug të këtij vendi, pasi anija me të cilën lundronin kishte pësuar probleme për shkak të motit të keq.

“Gjithsej 97 persona janë shpëtuar dje, përfshirë tre që supozohet se janë trafikantë”, deklaroi një zëdhënëse e Rojes Bregdetare Greke.

“tre trafikantët ndodhen në stacionin e policisë, ndërsa 94 persona të tjerë janë në stadium” dhe aty do të qëndrojnë përkohsisht theksoi zëdhënësja.

Operacioni i shpëtimit, kishte filluar të hënën vonë, me pjesëmarrjen e 13 anijeve dhe të një helikopteri, ka përfunduar ditën e djeshme. Por ende nuk është deklaruar kombësia e emigrantëve ilegalë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2013, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori