Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Rënia e Aleppos nuk është fundi i revolucionit kundër Assadit
"Rënia e lindjes së Aleppos, e cila kontrollohet nga rebelët, nuk do të thotë se lufta kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, do të marrë fund", ka thënë negociatori i lartë i opozitës siriane, George Sabra, për "BBC".

"Aleppo është vend i rëndësishëm për revolucionin, por nuk është vendi i fundit," ka thënë ai, duke shtuar se fushata ushtarake që po kryhet nga qeveria siriane dhe aleatët e saj, është duke e vrarë një pjesë të procesit politik.

"Askush nuk mund të mendojë për zgjidhje paqësore në këto rrethana," ka thënë ai.

Forcat siriane, të mbështetura nga sulmet të ashpra ajrore, e kanë rimarrë kontrollin në më shumë se një të tretën e territorit që kontrollohej nga rebelët në Aleppo, ndërsa mijëra civilë kanë ikur nga zonat e rrethuara të Aleppos, pas luftimeve të egra gjatë fundjavës. /albeu.com/

Shtuar më 29/11/2016, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori