Rivendosen marredheniet diplomatike mes SHBA dhe Venezueles
Albeu.com
Venezuela dhe SHBA-të ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike. Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Venezuelës Hugo Çavez në Samitin e vendeve të Amerikës Jugore dhe veriore, që po mbahet në Trinidad dhe Tobago."Kam folur me Roj Çaderton dhe e emërova për ambasador të vendit në uashington", theksoi Çavez, duke shtuar se tashmë pritet pëlqimi i SHBA-ve.
Çaderton është ish ministër i punëve të jashtme dhe përfaqësues aktual i Venezuelës në Organizatën e shteteve amerikane.
Çavez kishte paralajmëruar se marrëdhëniet me SHBA-të do të normalizohen pas ardhjen në pushtet të presidentit të ri amerikan, Barak Obama.
Venezuela e kishte tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni në shenjë solidarizimi me presidentitn e Bolivisë Evo Morales, i cili dëboi ambasadorin amerikan duke e akuzuar për komplotë së bashku me opozitën konservatore. (mia)
Shtuar më 19/04/2009, ora 17:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori