Lufta në Ukrainë, ambasadorja Kim bisedë me Ramën e Xhaçkën

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka për situatën atje.

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo për të vënë Rusinë përpara përgjegjësisë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes e sigurisë globale. #StandËithUkraine”, thuhet në postim./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 16:55