Papa Françesku: Po pres momentin!

Papa Francesku ka deklaruar se dëshiron të shkojë në Ukrainë dhe për këtë po pret momentin e duhur.

Komentet Papa i bëri teksa i’u përgjigj pyetjes së një fëmije ukrainas gjatë një takimi me një grup të rinjsh që u mbajt në oborrin e kishës së San Damasos, në Romë.

Papa shtoi se së shpejti do të takohet me autoritetet ukrainase për të vlerësuar nëse një vizitë e tillë është e mundur.

Kujtojmë se Kreu i Vatikanit takoi më herët fëmijë në gjendje vështirësie dhe refugjatë ukrainas./albeu.com/