Rinovohet Shtëpia e Bardhë, ja si duket e pamobiluar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që familja presidenciale amerikane pushon në Nju Xhersi, në Shtëpinë e Bardhë ka nisur puna për rinovim.

Përgjatë muajit, grupet do të punojnë për të përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, do të rinovojnë kuzhinën dhe zonën e pritjes si dhe do të zëvendësojnë shkallët në portikun jugor.

Ish-zëdhënësi për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer që shoqëroi këtë tur, nuk ngurroi të fotografonte ambientet e boshatisura të rezidencës presidenciale.

Trump pritej të qëndronte në rezidencën e tij të golfit për 17 ditë, por Politico raportoi një ditë më parë se presidenti po planifikonte një rikthim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë të hënën e 14 gushtit.

Trump do të jetë me fat nëse do të gjejë një karrige në zyrën e tij, pasi edhe Zyra Ovale është boshatisur tërësisht nga mobiliet për t’iu nënshtruar rinovimit. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori