Rinis qarkullimi i trenave nënujorë Francë-Britani
Një ditë pasi ka shpërthyer zjarri në pjesën fanceze të tunelit nënujor dhe janë pezulluar operacionet, ka rinisur qarkullimi i trenave ndërmjet Britanisë dhe Francës.

Kompania operuese "Eurotunel", ka njoftuar sot herët në mëngjes se linja është hapur përsëri dhe se “shërbimi i udhëtarëve aktualisht operon me një tren për një orë”.

Tuneli që kalon nën Kanalin Anglez dhe e lidhë vendin Kale në Francë me Doverin në Britani, ishte mbyllur dje pasdite, pas një zjarri të shpërthyer në pjesën franceze. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori