Nuk janë vizitat mjekësore, zbulohet pse dështoi transferimi i Muriqit te Club Brugge

Ka dështuar edhe zyrtarisht transferimi i sulmuesit Kosovar, Vedat Muriqit, te skuadra e Club Brugge.

Gazetari Arlind Sadiku, ka njoftuar se ka dështuar transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge pasi skuadra belge ka ndryshuar mendje në çastet e fundit, dhe testet mjekësore nuk ishin në pyetje.

“Dështon transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge. Testet mjekësore nuk kanë qenë në pyetje, por Brugge në çastet e fundit ka ndërruar mendje.”, ka shkruar Sadiku.