"Rifreskim i qeverisë", Macron zgjedh Jean Castex si kryeministër të ri në Francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave kundër koronavirusit, si kryeministër të ri, në kuadër të një rifreskimi të qeverisë.

Presidenti i republikës ka emëruar Jean Castex si kryeministër dhe e ka mandatuar atë të krijojë një qeveri”, tha presidenca në një deklaratë të shkurtër.

Kryeministri Eduard Philipe dhe e gjithë qeveria e tij, dhanë dorëheqjen të premten ndërsa partia e Macron nuk arriti rezultate të kënaqshme në zgjedhjet lokale të fundjavës së shkuar dhe presidenti po përgatitet të adresojë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vëzhguesit e cilësuan një bast politik për Macron zëvendësimin e Eduard Philipp, që në sondazhe ishte akoma më popullor se edhe vetë presidenti
Shtuar më 03/07/2020, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori