Ukraina – Rusisë: Do të miratojmë statusin neutral me këtë kusht

BBC ka sjellë detaje në lidhje me mbledhjen e delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Ukraina ka thënë se do të miratojë statusin neutral, një nga kërkesat kryesore të Rusisë, në këmbim të garancive të sigurisë, kanë thënë negociatorët e saj.

Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake, si NATO-ja, ose baza ushtarake.

Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, tha Ukraina.

Negociatorët e saj thanë se kishte material të mjaftueshëm në propozimet aktuale të Ukrainës për të garantuar një takim midis Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se ata ishin në pritje të përgjigjes së Rusisë.

Ukraina iu ofrua më parë një rrugë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilën Rusia e kundërshton ashpër./albeu.com