Riemërohet për një mandat të dytë Presidenti i BB
Presidenti I Bankës Botërore Jim Yong Kim është emëruar për një mandate të dytë nga SHBA-të.

Sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew vlerësoi zotin Kim për punën e tij për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme në mbarë botën, pabarazive sociale dhe mbështetjen e përpjekjeve kundër ndryshimeve klimatike.

Lew tha se zoti Kim udhëhoqi “me aftësi” përpjekjet për të luftuar Ebolën dhe krizën e refugjatëve dhe ka nxitur reforma të nevojshme në Bankën Botërore.

Jim Yong Kim, me profesion mjek dhe antropolog është President i Bankës Botërore që nga viti 2012. Më parë ai ka udhëhequr përpjekjet kundër virusit HIV dhe SIDA-s.

Vendimi për presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore pritet të merret nga mesi i shtatorit.

Tradicionalisht, presidenti i Bankës Botërore emërohet nga amerikanët, ndërsa evropianët emërojnë Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2016, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori