Richard Geer, simpati per Kosoven qe vuajti nen regjimin serb
Albeu.com
Duke prezantuar ne Venecia, aktori ngre paralele mes tyre dhe presidentit amerikan Bush, duke e quajtur absurd faktin se si popujt mund te zgjedhin lidere te tille ne krye. type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1188910640.wmv">




Aktori dhe aktivisti i paqes Riçard Gir ka shprehur simpatine e tij te madhe per popullin e Kosoves dhe ate te Bosnjes qe vuajten nen regjimin serb. Gir mberriti ne Venecia per te prezantuar filmin e tij “The Hunting party”, (festa e gjuetise) i cili i referohet krimineleve te luftes Radovan karaxhic dhe ratko Mladic, qe jane ende ne arrati, por qe ne film te krijohet pershtypja se Uashingtoni nuk ka deshire ti kape ata. Ricard Gir madje heq paralele mes Karaxhicit e Mlladicit nga njera ane dhe presidentit amerikan Bush nga ana tjeter.

Ai shprehet se ende nuk arrin ta kuptoje sesi njerez kaq te keqinj mund te zgjidhen lidere te popujve. Duke iu referuar edhe vendit te tij, Ricard Gir thote se eshte absurde qe amerikanet zgjodhen per here te dyte ne detyre presidentin Bush dhe kjo gje e shqeteson shume. Duke folur ne kete festival te filmit, Gir thote se pikerisht njerezit qe ka takuar gjate konfliktit te Kosoves kane ndikuar qe ai te luante ne kete film.

“Ky film pati nje jehone te madhe tek une, pasi une kam qene ne Kosove, ne maqedoni e Shqiperi gjate krizes kosovare, kam pare kampet atje dhe kam zene shume miq, kam ndjere nje lidhje emocionale, psikologjike me popullin e ish jugosllavise, ndaj kur erdhi skenari i kushtova me shume vemendje sec duhej”, tha Gir per gazetaret. Ne film Gir luan rolin e reporterit te luftes Simon Hant, i cili bashke me dy kolege te tjere vihen ne kerkim te ketyre dy krimineleve te luftes. Filmi ‘Hunting Party’ festa e gjuetise, eshte ne gare mes 22 filmave te tjere per Luanin e arte” ne festivalin e Venecias. (News24)
Shtuar më 04/09/2007, ora 20:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori