Rezultatet paraprake në Florida paralajmërojnë humbjen e Trump

VoteCastr ka dalë me disa të dhëna jo të mira për kandidatin republikan, Donald Trump.

Sipas të dhënave paraprake, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, po kryeson në shumë shtete. Por, më interesantja është se ajo është katër pikë para TrumpitFlorida.

Sipas të dhënave, 48 për qind e votave janë për kandidaten demokrate, e 44 për qind për rivalin e saj republikan.

Me fitoren në Florida, fitorja e republikanëve që tani vihet në dyshim.

Bernie Sanders, i cili ka garuar për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se shpreson në humbjen e Trumpit.

“Shpresoj që sot ta mundim Donald Trumpin dhe ta mundim keq”, ka shkruar Sanders në Twitter.

Ndërsa, Trump nga ana tjetër parashikon se zgjedhjet mund të mos përfundojnë sonte. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2016, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori