Rezultatet e zgjedhjeve paralele ne Mitrovice
Albeu.com
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve paralele të Serbisë në Mitrovicë, Partia Serbe e Progresit (PSP), e udhëhequr nga Tomisllav Nikolliq, fitoi më së shumti vota, për t’u pasuar nga Partia Demokratike e Serbisë (PDS) e ish-kreyministrit ...... serb, Vojisllav Koshtunica, dhe Partia Demokratike (PD) e presidentit serb, Boris Tadiq. Në Novobërdë, më së shumti vota ka fituar Partia Socialiste e Serbisë (PSS).

Megjithatë, njoftimet e para flasin për një pjesëmarrje të ulët të votuesve, rreth 27 për qind.

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike njoftoi se sipas rezultateve të para preliminare, PSP ka fituar 17.55 për qind të votave,

PDS 17.24 për qind dhe PD 16.97 për qind.
Ky shtab po ashtu bëri të ditur se partitë e koalicionit në pushtet kanë fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar qeverinë lokale në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zgjedhjet u mbajtën nën organizimin e autoriteteve serbe, ndërsa u përcollën me tensione në urën e Mitrovicës, që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit.

Në përballjet midis shqiptarëve dhe serbëve nuk pati të lënduar, ndërsa situatën gjatë gjithë kohës e kanë vëzhguar dhe kontrolluar forcat vendore dhe ndërkombëtare të rendit.

Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë i kanë cilësuar si jolegale këto zgjedhje. (rel)
Shtuar më 31/05/2010, ora 11:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori