Rezultat suprizë në Sllovaki, një grua mund të marrë drejtimin e vendit
Kandidatja pa përvojë në pozita zyrtare dhe me luftën kundër korrupsionit si premtim kryesor, Zuzana Čaputová, është shpallur fituese e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki. Në balotazh ajo do të përballet me kandidatin e partisë në pushtet, Maroš Šefčovič.

Pas numërimit të 99.4 për qind të votave, aktivistja e njohur për mbrojtje të mjedisit, Zuzana Čaputová, i ka fituar 40.5 për qind të votave dhe ka epërsi të lartë ndaj kandidatit të dytë, Maroš Šefčovič, i cili mori vetëm 18.7 për qind të votave. Këta dy kandidatë do të garojnë në rundin e dytë, i cili mbahet më 30 mars.

Kandidatja 45-vjeçare, e cila është përkrahëse e Bashkimit Evropian dhe bën pjesë në partinë joparlamentare “Sllovakia Progresiste”, do të dallohej shumë në skenën e liderëve evropianë, ku po rritet përkrahja për nacionalistët dhe populistët.
Shtuar më 17/03/2019, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori