Revista “Time” ironizon Trump për situatën e emigrantëve në SHBA
John Moore, fotografi fitues i çmimit Pulitzer që punon për agjencinë Getty Images, ka fotografuar emigrantë që kalojnë kufirin ShBA-Meksikë për vite me rradhë. Këtë javë, një nga fotografitë e tij u bë simboli i debatit të emigracionit në Amerikë.

"Ishte e vështirë për mua. Fëmijët u futën në një furgon. Unë ndalova dhe mora frymë thellë,"tha Moore për TIME të martën, duke e përshkruar reagimin e tij teksa një vajze dy vjeçare hondurane kishte shpërthyer në të qara pasi nëna e saj ishte arrestuar në McAllen të Teksasit.

"Gjithçka që doja të bëja ishte ta merrja atë. Por nuk mundesha."

Për shkak të fuqisë së imazhit, i gjithë spektri politik sulmoi politikën e Presidenti Trump për ndarjen e fëmijëve nga prindërit që janë ndaluar për hyrje ilegale në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa redaktorët e TIME e përzgjodhën fotografinë e Moore për të krijuar një foto ilustruese së bashku me Trump, si cover të numri të ri të revistës javore që pritet të dal në shitje më 2 korrik 2018.
Shtuar më 21/06/2018, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori