Parashikimi i motit për sot, çfarë thonë meterologët

Temperaturat për ditën e sotme dhe në vazhdim do të njohin sërish rritje. Pra nëse keni planifikuar për të shkuar në plazh këto ditë, mos hezitoni, moti do ju favorizojë.

Do të mbetemi sërisht në ndikimin e qëndrës së presionit të lartë atmosferik duke bërë që orët e paradites të dominohen nga mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirirt lindor ku do të shfaqen vranësira të lehta, sipas meteoAlb. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulët por zhvillim të vranësirave do të ketë në ekstremin verior duke rrezikuar shira të izoluar dhe të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke bërë që vlera më e ulët të jetë në Ersekë  12°C ndërsa maksimalja në rang territori parashikohet  në Qarkun e Elbasanit deri në 31°C. Dita e martë sjellë forcim të parametrit të erës, kryesisht në bregdet duke arritur deri në 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Vijojnë pjesërisht vendet e Europës Qëndrore dhe Lindja e kontinentit Europian do të paraqitet me vranësira, rrebeshe shiu. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Vendet Nordike, Europën Perëndimore dhe Rajonin e Mesdheut./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 07:58