Lavrov akuzon Amerikën: Po pengon Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës së po pengon Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të palës ruse.

Akuzat Rusia i bëri përmes Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se SHBA-të po pengojnë Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë, shkruan agjencia e lajmeve Interfax.

“Delegacioni ukrainas po mbahet nga dikush, ndoshta amerikanët, prandaj nuk lejohet që ukrainasit të pajtohet me kërkesat (tona), të cilat unë i konsideroj absolutisht. minimale”, tha Lavrov./albeu.com/