Republikani John McCain sulmon ashpër Donald Trumpin
Duke folur në konferencën e Mynihut mbi sigurinë, republikani McCain ka kritikuar disa zgjedhje kontradiktore të Trumpit, por pa e përmendur emrin e tij. Duke filluar me një ndryshim të kursit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë nga “vlerat universale”, që kanë formësuar Aleancën.

Në fjalën e tij, senatori argumenton se sot themeluesit e konferencës së Mynihut “do të alarmoheshin nga një largim prej vlerave universale, duke shkuar drejt lidhjeve të vjetra të gjakut, racës dhe atyre partiake”. “Ata do të ishin – vazhdoi ai – të alarmuar nga rritja e paaftësisë, si dhe nga mungesa e vullnetit, për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat.”

“Do të ishin alarmuar nga fakti se gjithnjë e më shumë amerikanë duket që po flirtojnë me autoritarizmin”, shtoi ai. /bota.al
Shtuar më 18/02/2017, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori