Republikanët përplasen për presidencën
Kandidaturat për presidentShteteveBashkuara tashmë kanë fokusuar programin e tyre ne çështjet ekonomike, kjo pas krizës botërorë që ka pllakosur disa vende të Europës por edhe për uljen që ka pasur ekonomia e SHBA.

Tetë pretendentët për kandidaturën republikane për presidentin e ShteteveBashkuara janë përballur në një debat në shtetin e Miciganit, ku në qendër ka qenë çështja ekonomike.

Një prej pretendetëve kryesorë për garën Mitt Romney, kritkoi ndihmën e qeverisë për prodhuesit e makinave, ndërsa rivalët e tij u shprehën se bankat nuk duhet të bëhen shumë të mëdha dhe pastaj të falimentojnë.
Ndaj thirrjeve të audiencës, që drejtoheshin ndaj moderatorëve të CNBC dhe jo ndaj zotit Cain, ish-administratori i “Godfather’s Pizza” tha se figura e tij shkon përtej këtyre kritikave.

“Qytetarët amerikanë meritojnë më shumë se dikush që gjykohet nga opinioni publik në bazë të akuzave të pabaza”,- tha ai.

Drama më e madhe e mbrëmjes erdhi kur guvernatori i Teksasit, Rick Perry ngeci teksa sqaronte linjat e tij politike. Ai nuk arriti të tregonte emrat e tre departamenteve federale që do të eleminonte nëse do të bëhej president. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori