Renzi nuk do të dorëhiqet pavarësisht rezultatit të referendumit në Itali
Qeveria e Italisë nuk do të dorëhiqet pavarësisht rezultatit të referendumit për reforma kushtetuese, ka thënë ministri i brendshëm, Angelino Alfano, raporton Reuters.

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë disa herë se ai do të jap dorëheqje nëse humb në referendumin e 4 dhjetorit por në javët e fundit ai ka refuzuar që të përgjigjet në këtë pyetje duke thënë se kjo gjë krijon shpërqendrim nga debati për reformat.

Renzi ka thënë se nëse në referendum mbizotëron vota “Jo” ai do t’i kërkojë presidentit që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Më 4 dhjetor italianët do të votojnë për reformat kushtetuese, përmes së cilave po tentohet të zvogëlohet roli i Senatit. Ligji zgjedhor në Itali është parë si fajtori kryesor për mungesën e stabilitetit politik.

Vetëm në 70 vjetët e fundit, në Itali janë ndërruar 63 qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori