Rënie rekord e lirës turke, ekonomia performon keq
Pëlqej
Lira turke shënoi sot një rënie rekord kundrejt dollarit dhe euros, pas deklaratave të presidentit Recep Tayyip Erdogan në lidhje me vullnetin e tij për një ndikim më të madh në politikën monetare, nëse do të rizgjidhej në muajin qershor.

E brishtë nga rreziqe të një rritjeje të konsiderueshme të inflacionit, nisur nga fakti i një rwnieje ekonomike shumë e madhe, një deficiti i vazhdueshëm i lartë dhe inflacioni galopant, lira turke humbi 9% të vlerës së saj brenda një muaji.

Lira u këmbye sot me 4,49 për një dollar, në rënie prej 1,1 % në raport me normën përmbyllëse, të regjistruar një ditë më parë, dhe me 5,3 kundrejt euros.

Në një intervistë dhënë të hënën për ‘’Bloomberg TV’’ gjatë një vizite në Londër, Erdogan rriti paqëndrueshmërinë e tregut të këmbimeve valutore duke konfirmuar se synonte më tepër diktim mbi politikën monetare nëse do të rizgjidhej në funksionet që mban, në zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit.

Erdogan nxiti të premten zhvlerësimin e lirës, duke shfryrë kundër normave bankare të interesit, me cilësimin si burim i gjithë të këqijave. /ata/
Shtuar më 16/05/2018, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori