Renia ekonomike ka ndaluar, por rimekembja do jete e ngadalte
Albeu.com
Rënia e shpejtë e fuqisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës "duket se ka marrë fund", por rimëkëmbja pritet të jetë e ngadaltë, për shkak të pasigurisë së tregut të punës dhe atij ...... të banesave, deklaroi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Bordi i FMN-së deklaroi se politikëbërësit amerikanë duhet ende të përfundojnë detyrën për stabilizimin e ekonomisë, të gjejnë strategji të reja daljeje nga programet stimuluese, forcojnë rregullat financiare dhe të reduktojnë deficitin buxhetor në terma afatmesëm. "Si rezultat i masave të tyre të vazhdueshme të forta, rënia e shpejtë e fuqisë ekonomike duket se po shkon drejt fundit dhe besimi në stabilitetin financiar është forcuar", deklaroi FMN-ja përmes një raporti, që pason konsultimet e përvitshme me zyrtarët dhe institucionet amerikane. "Megjithatë, edhe pse gjendja e financave është përmirësuar, rimëkëmbja ekonomike pritet të jetë e ngadaltë", thuhej në raportin e FMN-së.
Shtuar më 01/08/2009, ora 00:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori